Transportonin 24 emigrantë, arrestohen tre persona në Librazhd-Elbasan

Transportonin 24 emigrantë, arrestohen tre persona në Librazhd-Elbasan

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në aksin Librazhd-Elbasan, pasi në dy raste të ndryshme transportonin 24 emigrantë të cilët kishin hyrë ilegalisht, në Shqipëri.

 

Konkretisht, nga dy ndërhyrjet e kryera në aksin rrugor Librazhd-Elbasan”, u finalizuan operacionet e koduara “Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan.

 

Ndërkohë gjatë operacionit të koduar “Aksi 01”, u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas. 

 

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy