Tentoi të kalonte kufirin me çantën plot me fishekë, arrestohet poseduesi

Tentoi të kalonte kufirin me çantën plot me fishekë, arrestohet poseduesi

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të kalojë në doganën e Kakavijës me çantën plot me municione.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip "Ford" që drejtohej nga shtetasi Idajet Hasani, 52 vjeç, banues në Cërrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën 49 fishekë luftarak  (të kalibrit 9mm) në një çantë dore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H.  për veprën penale "Trafikim i armëve dhe municionit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy