63 të helmuar në Malishevë të Kosovës/ AUV mbyll lokalin, arrestohet pronari

63 të helmuar në Malishevë të Kosovës/ AUV mbyll lokalin, arrestohet pronari

Ka shkuar në 63 numri i personave që dyshohet se janë helmuar dje nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku” në Malishevë.

Policia e Kosovës në raportin e saj, njofton sot se është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

Nga QKMF – Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej  tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka bërë të ditur se kanë nisur inspektimet lidhur me rastin, ndërsa lokali është mbyllur përkohësisht.

Sonte rreth orës 17:30 AUV Zyra Regjionale Prizren është njoftuar nga policia dhe organet komunale se disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me shenja klinike të helmimit me ushqim.

Koordinatori bashkë me Inspektorët Sanitarë të AUV-së menjëherë janë përgjigjur dhe kanë dalur në raste bashkë me policinë. Nga pacientët e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime.

Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim.

Njoftohet se janë marrë 3 mostra të produkteve ushqimore mishrat e gatuara, majoneza dhe sosa për verifikim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy