I dënuar me 20 vite burg në Shqipëri, arrestohet në Spanjë për ekstradim 40-vjeçari nga Saranda

I dënuar me 20 vite burg në Shqipëri, arrestohet në Spanjë për ekstradim 40-vjeçari nga Saranda

Policia e Sarandës bën të ditur se një 40-vjeçar nga Saranda është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Bëhet fjalë për shtetasin Adrian Ogiçi, i cili ishte dënuar me 20 vite burg për kryerjen në bashkëpunim të veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

 

Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

 

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në Spanjë.

 

40-vjeçari, banues në Sarandë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të kryera në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy