Fier/ Dyshohet se ngacmoi nxënësen 13 vjeçe, lihet në burg mësuesi 60- vjeçar

Fier/ Dyshohet se ngacmoi nxënësen 13 vjeçe, lihet në burg mësuesi 60- vjeçar

Mësuesi 60-vjeçar, i identifikuar si Madrid Sula, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, pasi dyshohet se ka ngacmuar një nxënëse 13-vjeçare.

 

Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të mësuesit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”.

 

Sipas vendimit, masa e sigurisë “Arrest në burg” është caktuar pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të paraqitura gjatë seancës gjyqësore. Çështja është nën hetim nga Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore.

 

Ndaj vendimit palët kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Apelit brenda afatit të përcaktuar nga ligji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy