
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas rënies nga lartësia e një pallati.
Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete I. P., rreth 62 vjeç, i cili ka qenë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.
62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.

Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi S. H.
Nga ana e policisë janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qenë prezent në vendngjarje.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



