Shtynte të miturin të vidhte, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Shtynte të miturin të vidhte, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Një 21-vjeçar në Tiranë i cili kryente vjedhje dhe shtynte një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar  “Përsëritësi”.

 

Si i dyshuar u arrestua S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet se më 20 nëntor ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market.

 

Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht:

 

-vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market;

 

-vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.

 

Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. 

 

Aktualisht po punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.

 

Ndërkohë të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy