
Nëndrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili mban dhe detyrën politike si sekretar organizativ i Partisë Socialiste, është vetëdorëzuar në Polici disa ditë pasi u shpall në kërkim, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Ditën e sotme është ndaluar pasi është vetëdorëzuar edhe ekonomisti i këtij institucioni, shtetasi me iniciale R.K., 27 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
A.J., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës;
• F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.
Mësohet se Isaku në bashkëpunim me këta persona ka pajisur me leje legalizimi dy shtetas përmes falsifikimit të dokumenteve.
Mbi numrin dy të socialistëve të Durrësit rëndojnë veprat ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.



