Një aksident është regjistruar pak më parë në kryeqytet ku një automjet ka përplasur nga pas një mjet tjetër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në Kashar, Tiranë ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e njërës prej mjeteve.
Nuk dihen ende arsyet e aksidentit, ndërsa policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.



