Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi lëviznin në paligjshmëri dhe në shkelje të rregullave të lundrimit.    

Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri.

Bllokohen 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe).   

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:  

-3 për shkelje të perimetrit të sigurisë - masa administrative 100 000 lekë secili; 

-2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord - masa administrative 30 000 lekë secili; 

-1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë - masa administrative 100 000 lekë;   

-1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues - masa administrative 20 000 lekë; 

-34 për mungesë të dokumentacionit në bord - masa administrative 10 000 lekë secili. 

Policia Kufitare e Vlorës apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy