Kontingjenti i gjashtë i Forcës Detare niset me mision në Egje

Kontingjenti i gjashtë i Forcës Detare niset me mision në Egje

Është mbajtur sot ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të VI të Forcës Detare, i cili do të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Detin Egje.

Kontingjenti i detarëve shqiptarë do të japin një kontribut të rëndësishëm për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, ruajtjen e sigurisë rajonale dhe shpëtimin e jetëve në det.

Ministria e Mbrojtjes në një postim në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për sakrificën e efektivëve në realizimin e detyrave të tyre.

Një lajm shumë i mirë është miratimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për shtesën mbi pagë për vështirësi për personelin e FA-së, ku për grupet e bordingut të Forcës Detare është vendosur një shtesë prej 30,000 lekë. Të gjitha specialitetet e Forcës Detare përfitojnë shtesa mbi pagë sipas vështirësisë së detyrave. Kjo është rritja e dytë, vetëm katër muaj pas rritjes së parë, duke treguar angazhimin e qeverisë për mbështetjen e efektivëve tanë.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare, ndërsa me nismat e fundit, do të krijohen mundësi për ndërtimin dhe modernizimin e anijeve në kantieret tona, duke rritur kapacitetet detare të Forcës Detare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy