
Një 67-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Vilëz në Zhejë të Kurbinit. Dod Mamli u u gjet i vdekur, teksa po punonte në trojet e tij në pyll.
Korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni, thotë për “MCN live” se dyshimet e para flasin për konflikte pronësie.
Për këtë ngjarje sipas tij, janë marrë tashmë në pyetje dhjetë persona.
Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në fshatin Vilëz të Kurbinit, por policia ende nuk ka arritur të bie në gjurmët e autoreve të këtij krimi.
Personat e pyetur janë kryesisht banor të zonës, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që prej mbrëmjes të së hënës, policia po kreh të gjithë masivin pyjor përreth vendit të ngjarjes, në kërkim të autoreve dhe ndonjë gjurme të lënë prej tyre.
Pista e hetimit, dyshohet të jetë ajo e një konflikti të mundshëm pronësie pasi 67-vjecari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë mbrëmjen e së hënës në fshatin Vilëz të Kurbinit.
Nga këqyrja e trupit të viktimës dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se ka një plumb ne koke dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.
Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali të cilët konstatuan 67-vjeçarin të shtrirë dhe njoftuan policinë.
Familjaret kanë dëshmuar se viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.
Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të këtë ndodhur për hakmarrje, pasi dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras.
Në atë kohe të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë.



