Dënohen me burg ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën në Greqi

Dënohen me burg ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën në Greqi

Ushtarët shqiptarë që bënë me duar simbolin e shqiponjës, një foto që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ngjalli jo pak reagime në Greqi, janë dënuar me 60 ditë burgim. Mediat greke shkruajnë se dënimi me burg për ushtarët shqiptarë të fotografuar në Qendrën e Trajnimeve Mesolongj është konfirmuar nga Ministria greke e Mbrojtjes.

Pasi përfundoi hetimin administrativ, ditën e premte shefi i shtabit lejtnant Alcibiades Stefanis, vendosi të dënojë me nga 50 ditë burg secilin nga shtatë ushtarët me origjinë shqiptare. Bazuar në rregulloren e ushtrisë greke, dënimi maksimal që mund të jepet për këto raste është 50 ditë burg, por meqë foli Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, atyre u janë shtuar edhe 10 ditë të tjera.

Në deklaratën zyrtare thuhet se “Shefi i shtabit lejtnant Alcibiades Stefanis, duke marrë parasysh rezultatet e hetimit të kryer në lidhje me paraqitjen e imazhit në mediat sociale dhe faqet e internetit të ushtarëve që me duart e tyre formojnë shqiponjën, karakteristikë e flamurit shqiptar, ka vendosur për ta dënime disiplinore”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy