Theu masën e sigurisë, qarkullonte i armatosur në automjet/ Në pranga 24-vjeçari

Theu masën e sigurisë, qarkullonte i armatosur në automjet/ Në pranga 24-vjeçari

Një 24-vjeçar me inicialet J.ZH. u arrestua në flagrancë në Livadh, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur në automjet.

Në njoftim thuhet:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, operacioni policor i koduar "Strike 20". Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet, kapet në flagrancë në Livadh dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 20", në kuadër të të cilit u bë kapja në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Livadhit” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - J. Zh., 24 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër. Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia” ”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy