Thyen masën e sigurisë dhe kërcënon policët me thikë, arrestohet 46-vjeçari në Mirditë

Thyen masën e sigurisë dhe kërcënon policët me thikë, arrestohet 46-vjeçari në Mirditë

Një 46-vjeçar në Mirditë është vënë në prangat e policisë pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Shtetasi L. V u kap duke lëvizur në qytetin e Rrëshenit.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, 46-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe i ka kërcënuar me një thikë që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy