Tentoi të pengonte hetimet/ AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë

Tentoi të pengonte hetimet/ AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të ditur se ka ndaluar një punonjës policie, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë. 

 

Në njoftimin zyrtar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, sqaron se efektivi i policisë, Admir Elezi është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.


Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy