Lejoi kalimin e mallrave kontrabandë, pranga doganierit në Kapshticë dhe 2 trafikantëve

Lejoi kalimin e mallrave kontrabandë, pranga doganierit në Kapshticë dhe 2 trafikantëve

Tre persona, mes tyre dhe një doganier ka përfunduar në prangat e policisë kufitare të Kapshticës pasi ushtronin aktivitetin në fushën e kontrabandës me mallra.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë goditur rastin, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Theodhor Dhimoshi, 42 vjeç, banues në Korçë, Artur Zhymi, 51 vjeç, banues në Korçë dhe Romeo Shallo, 56 vjeç, banues në Bilisht, Devoll (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një kamion që kishte hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip "Man", me drejtues shtetasin Theodhor Dhimoshi dhe porositës të mallit shtetasin Artur Zhymi, u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Artur Zhymi, u gjetën një sasi tjetër me mallra të dyshuara kontrabandë (veshje dhe atlete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Romeo Shallo, me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e kamionit me mallra të dyshuar kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera"; "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy