Protestat për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, i cili u mbyt nga një agjent i bardhë i policisë në Minneapolis, kanë përfshirë gjithë SHBA.
Protestuesit kanë bllokuar për pak kohë edhe Shtëpinë e Bardhë, ku qindra njerëz kërkojnë drejtësi për viktimën dhe denoncojnë brutalitetin e policisë.



