Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO pezullon gjykimin për 7 persona

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO pezullon gjykimin për 7 persona

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pezulluar gjykimin e çështjes së rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Është pezulluar gjykimi për për Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

GJKKO njofton gjithashtu se ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajrar Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj. Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja.

Njoftimi i plotë: Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimi e gjykimit të procedimit penal nr. 62/2020 ndaj të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Marti Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini (me viktimë të veprës penal Jani Prenga), të akuzuar për kryerjen e veprave penale "Rrëmbim apo mbajtje peng e personit" ku është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, "Mbajtje p leje e armëve luftarake" parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit, "Fshehja dh asgjesimi I kufomes" parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, "Grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 333a/2 dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar criminal" parashikuar nga neni 334/1 | Kodit Penal, për shkak se nuk kanë marrë dije r personalisht për gjykimin, ndërsa ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim Bajrar Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj. Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili e Olsi Turja", njofton GJKKO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy