Indi /Përdhunohet nga një grup meshkujsh, më pas vritet

Indi /Përdhunohet nga një grup meshkujsh, më pas vritet

 

Një vajzë 23- vjeçare është përdhunuar nga një grup meshkujsh dhe më pas është vrarë në një mënyrë makabre. Është kjo ajo që ka ndodhur në Sonipat, në shtetin indian të Haryana.

Siç transmetojnë mediat vendase, e reja u vra pasi u tha agresorëve të saj se do i denonconte që të gjithë. Kjo bëri që ata ta qëllojnë me gur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia arrestoi dy persona, ndërkohë që gjashtë të tjerë janë vënë nën hetim, pas akuzave të nënës së saj ndaj tyre. Viktima gjatë javës së kaluar u rrëmbye nga një grup meshkujsh, ndërsa dyshohet se njihte së paku njërin prej tyre.

Ajo është marrë me forcë në një makinë pranë shtëpisë së saj në Sonipat, rreth 44 kilometër larg New Delhi.

Trupi i së resë është gjetur pa jetë në një fushë të hapur gjatë së enjtes së kaluar. Nëna e viktimës kishte bërë denoncim më herët kundër njërit prej të akuzuarve, pasi kishte refuzuar një propozim për martesë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy