U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai/ GJKKO lë në burg Durim Bamin

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai/ GJKKO lë në burg Durim Bamin

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin i cili u ekstradua të enjten nga Dubai për në Shqipëri. 

Vete Durim Bami nuk është paraqitur në seancë por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i i tij mbrojtës Ilir Murati. Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtë si ajo e arrestit në shtëpi por togat e zeza rrëzuan kërkesën. Organi i akuzës SPAK përfaqësohej nga Prokurori Altin Dumani.

 Ndërkohë edhe në këtë seancë për masë sigurie avokati Ilir Murati ka ngritur shqetësimin para trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erion Cela, se klientit te tij po i rrezikohet jeta në burgun 313. Kërkesa do të shqyrtohet nga Burgjet në bashkëpunim me prokurorin e SPAK për transferimin e tij në një burg tjetër.

Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg",  për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019-korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin. Në ndihmë i vinte ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina (i arrestuar) dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy