Meksi: VKM për ndërtimet pa leje nuk merret me pasojat. Penalisht janë të dënueshëm, duhet të arrestoheshin

Meksi: VKM për ndërtimet pa leje nuk merret me pasojat. Penalisht janë të dënueshëm, duhet të arrestoheshin

Avokati Redon Meksi, thotë se Vendimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje merret me ndërtimin jo me pasojat.

Në studion e MCN Live, avokati deklaroi se sipas VKM këto kate pa leje shkojnë më pas në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe verifikohet nëse mund të qëndrojë shtesa.

Merret vendimi se këto kate nuk duhet të prishen, por kjo nuk ka të bëjë me përgjegjësinë penale, nga ana penale këta janë të dënueshëm dhe sot duhet të ishin të arrestuar në flagrancë. Penalisht janë të dënueshëm.

Kemi rastin e ndërtimeve të Kastratin, 3 kate te ndërtimet buzë Lanës, pastaj te ‘Sheratoni’, këto dy raste do justifikohen se tani kanë marrë leje, por duhen kapur në fillim, se dënimet penale bëhen për të mos përbërë rrezik për shoqërinë, se ti pa leje fare ti mund të ndërtosh te Liqeni Artificial dhe më pas merr leje.

Në çastin që ti ke ndërtuar je ndërtim pa leje, pavarësisht se mund ta marrësh më vonë. Ne pamë zonjën 82-vjeçe të shoqëruar në polici, për ndërtimin e një koteci.

Këtu jemi në mes të Tiranës me një kullë dhe nuk e pa njeri, kurse të moshuarën në Vlorë shkojnë dhe e gjejnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy