Emri/ Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

Emri/ Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

Një 35-vjeçar i identifikuar si Nderim Grosha është arrestuar nga policia e Lezhës pasi po transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Immigrants’, u ndalua në Fushë Milot automjeti tip " Ford" që drejtohej nga 35-vjeçari dhe pas kontrollit në automjet i janë gjetur 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, i cili po i transportonte kundrejt fitimit.

Nderim Grosha, banues në Kukës akuzohet për veprën penale " Dhënie ndihme për kalim paligjshëm të kufirit". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy