Telefonata për bombë në Gjykatën e Apelit, nën hetim 47-vjeçari me probleme mendore

Telefonata për bombë në Gjykatën e Apelit, nën hetim 47-vjeçari me probleme mendore

Një 47-vjeçar i identifikuar si J.K., është vënë nën hetim pasi telefonoi policinë dhe tha se është vënë sasi lënde eksplozive te Gjykata e Apelit. 

Menjëherë u vunë në lëvizje strukturat e policisë së shtetit dhe Antiterrorit, por në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet bombë.

Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor

Ndërkohë vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e të tjerëve që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy