Drogë me postë drejt Finlandës, goditet banda kriminale

Drogë me postë drejt Finlandës, goditet banda kriminale

Një rrjet me veprimtari kriminale në trafikun e lëndëve narkotike është goditur në Finlandë. Mediat e huaja shkruajnë se banda njihet me emrin “Mantaqa” dhe se droga trafikohej nga Shipëria në Spanjë, e më pas nëpërmjet postës dërgohej në Finlandë.

Mikko Minkkinen , kryeinspektor i policisë ka thënë se midis janarit dhe shkurtit grupi kishte dërguar me postë rreth 70 kilogramë marihuanë në Finlandë. Droga kishte një vlerë rreth 700 mijë euro.

Policia deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike kontrabandë. Hetuesit thanë se një shqiptar i mori pakot me marihuanë nga posta duke përdorur një identitet të rremë. Ky i dyshuar u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy