
Kanë kaluar 10 vite nga vrasja e katër efektivëve të policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit.
Në nder të dëshmorëve është zhvilluar ceremonia përkujtimore, ku kanë marrë pjesë familjarët dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare.
Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka kërkuar që të sigurohet më shumë rend në vend.



