Deklaratat e Kurtit për Ivanoviçin/ Protestojnë fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së: Mos na shkel në gjak!

Deklaratat e Kurtit për Ivanoviçin/ Protestojnë fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së: Mos na shkel në gjak!

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së protestojnë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviçin: Mos na shkel në gjak!

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas deklaratave që kishte bërë ditë më parë kryeministri Albin Kurti, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Duke bërë thirrje që të mos provokohen, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Kryeministër mos na shkel në gjak. Stop, devijimit të historisë!” shkruhej në pankartën kryesore që po i prinë kësaj proteste.

Njëri nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, në një fjalim para mediave kërkoi sqarim nga kryeministri se përse e bëri këtë veprim të cilin e ka cilësuar si të “rëndë”.

Sipas tij, pas një fjalimi të tillë për Ivanoviç-in, kreu i ekzekutivit ka hapur plagë të vjetra.

Gjatë protestës ata nuk ndaluan duke bërë thirrje ndaj kryeministrit që të “mos na shkel në gjak”.

Pas marshit protestues, këto pankarta janë vendosur në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Fjalimi i kryeministrit Albin Kurtit për Oliver Ivanoviç-in në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij, ka nxitur reagime të mëdha edhe te partitë tjera opozitare.

Kurti, përmes një video-mesazhi ka lavdëruar angazhimin politik të Ivanoviç-it dhe ka kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy