Arrestohet i riu në Dibër, ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes 33-vjeçarin që tentoi të vrasë një person

Arrestohet i riu në Dibër, ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes 33-vjeçarin që tentoi të vrasë një person

Policia e Dibrës ka arrestuar një 23-vjeçar me iniciale I. B., pasi largoi nga vendngjarje një 33-vjeçar që kreu një tentativë vrasjeje dhe nuk kallëzoi këtë krim.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", pasi akuzohet se më datë 06.06.2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë

Njoftimi: Dibër

Largoi nga vendngjarja një 33-vjeçar, që kreu një tentativë vrasjeje, si dhe nuk kallëzoi këtë krim, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim.

Në vijim të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Dibër, vunë në pranga shtetasin I. B., 23 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", pasi akuzohet se më datë 06.06.2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy