Bregu: Rendi dhe siguria s’e cenojnë turizmin. Pjesa më e madhe e të huajve në Shqipëri janë të sigurt

Bregu: Rendi dhe siguria s’e cenojnë turizmin. Pjesa më e madhe e të huajve në Shqipëri janë të sigurt

Gazetari Sokol Bregu tha në MCN Live se rendi dhe siguria nuk e cenojnë turizmin në Shqipëri.

Bregu vë në dukje se pjesa më e madhe e të huajve në Shqipëri janë të sigurt. Sipas tij ky do të jetë viti i Policisë së qarkullimit rrugor.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"Në një paraqitje të përgjithshme, nuk mendoj se rendi dhe siguria cenojnë turizmin, në një mënyrë. Gjërat e tjera, uji i pijshëm, plehrat, mos pasja e shërbimit shëndetësor, janë problematika që Shqipëria i ka pasur. Ka pasur ngjarje të rënda, ajo që ndodhi në Potam, por në përgjithësi këtë vit, janë marrë masat. Nuk kemi patur probleme të rënda për rendin dhe sigurinë, por për qarkullimin rrugor, me aksidente të shumta, radhë të gjata. Këtë vit është shtuar patrullimi që mos kemi aksidente të rënda. Pjesa më e madhe e të huajve janë të sigurt. Zakonisht i respektojmë të huajit. Vjedhje ka pasur. Janë kapur disa grupe hajdutësh që vidhnin në hotele, kur pushuesit ishin në plazh. Po vjen edhe Shqipëria te bota dixhitale dhe pjesa më e madhe përdorin karta bankare. Kush ka cash është shënjestër e hajdutëve. Ky do të jetë viti i Policisë së qarkullimit rrugor. Shqipëria mbetet një ndër vendet, në raport me popullsinë, ndër më të lartat në glob për aksidentet me vdekje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy