Vrasja me armë zjarri 67-vjeçarit/ Dyshohet për konflikt pronësie, nuk përjashtohet dhe hakmarrja

Vrasja me armë zjarri 67-vjeçarit/ Dyshohet për konflikt pronësie, nuk përjashtohet dhe hakmarrja

Një 67-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Vilëz në Zhejë të Kurbinit. Dod Mamli u  u gjet i vdekur, teksa po punonte në pyll në trojet e tij të vjetra.

Kanë qene banor të zonës të cilët konstatuan trupin e pajetë të viktimës rreth orës 18:00 të së hënës dhe sinjalizuan menjëherë policinë.

Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e kufomës rezultoi se ai është qëlluar me armë zjarri, ku një plumb e ka prekur në kokë dhe dy të tjerë në pjesën e gjoksit.

Pas krimit autorët ende të paidentifikuar kanë arritur të largohen, duke shfrytëzuar terrenin malor dhe të pyllëzuar. Ndërkohë shërbimet e Policisë Lezhë po vijojnë kontrollet, ku në ndihmë të tyre  kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ata po krehin të gjithë zonën, po pa arritur të bien në gjurmët e autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes po mblidhet çdo provë dhe dëshmi, ndërsa nga veprimet paraprake dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për çështje pronësie, por pa përjashtuar dhe pistën e hakmarrjes.

Dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli alias Elton, dhe Tom Mamli, janë përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 ku mbeti i vrarë kushëriri i tyre, Naim Tafa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy