Mbolli 100 bimë kanabis, arrestohet kultivuesi në Vlorë

Mbolli 100 bimë kanabis, arrestohet kultivuesi në Vlorë

Policia e Vlorës ka asgjësuar 100 bimë narkotike në fshatin Drashovicë si edhe ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar si kultivues. Në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, policia gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Drashovicë, ka konstatuar 100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva në zonën “Kumë të Madhe”.

Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve është Ahmet Nelaj, 51 vjeç banues po në këtë zonë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Policia ka referuar çështjen e tij në prokurori si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy