I riu kapet duke vjedhur një shumë parash në një lokal në Berat, zbulohen dhe tre raste të tjera

I riu kapet duke vjedhur një shumë parash në një lokal në Berat, zbulohen dhe tre raste të tjera

Një i ri u vu në prangat e policisë së Beratit pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një shumë parash, në një lokal. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të operacionit “Lagjet” dhe si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, të kryer në bazë të denoncimeve të marra nga qytetarët, për disa raste vjedhjesh, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, kanë vënë në pranga shtetasin R. P., 35 vjeç, banues në Berat. 35-vjeçari u kap në flagrancë, mbrëmjen e djeshme, duke tentuar të vjedhë një shumë parash, një lokal, në lagjen “30-vjetori”. Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Lagjet”, dyshohet se ky shtetas është autor i edhe 3 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë muajit korrik, në dy banesa dhe në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet dhe veshjet e përdorura nga 35-vjeçari, për të kryer vjedhjet. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi R. P. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy