I dehur në makinë, i riu nga Shijaku arrestohet pasi qëlloi me automatik në ajër

I dehur në makinë, i riu nga Shijaku arrestohet pasi qëlloi me automatik në ajër

Një i ri në Shijak është arrestuar nga policia pasi ka terrorizuar banorët duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Mbajtje e lëndëve narkotike".

31-vjeçari ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e  Shijakut, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krehër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy