Një 68-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Gjergjan.
Vitktima është 68 vjeçari me inicialet H.H, banues në fshatin Thanë, i cili teksa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga automjeti me targa AA 633 PU.
68 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, e më pas është nisur për në Tiranë ku dhe ka humbur jetën.



