Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qytetin e Korçës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen 4 të qytetit, mbi spitalin rajonal.
Një makinë përplasi një motor, ku drejtuesi i këtij të fundit u dërgua për mjekim në spital. Nuk dihen ende rrethanat dhe gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.



