Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, si rezultat i një operacioni policor kundër narkotikëve të koduar “Kosani”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ka rezultuar me arrestimin e shtetasit Astrit Shekaj, 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.
Hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale vazhdojnë, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.



