
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave.
Në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S., dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



