Tentoi të vidhte këmbimin valutor, arrestohet 16-vjeçari në Gjirokastër

Tentoi të vidhte këmbimin valutor, arrestohet 16-vjeçari në Gjirokastër

Tentim grabitja e një pike të këmbimit valutor, ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar për vjedhje. 

Me këtë rast është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë e dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje.

Gjithashtu, sekuestrohen veshjet që ka patur autori, në këtë rast, 3 mjete prerëse (thika), 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij.  

Sot, rreth orës 11:45, Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, 16-vjeçari J. D., banues në Gjirokastër.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë, "Falsifikimi i monedhave" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy