
Një person ka pësuar djegie në Shkodër, si pasojë e zjarrit të rënë në një godinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në lagjen “Partizani”, ku ka rënë zjarr në një godinë të vjetër, ku banonte shtetasi S. B., rreth 80 vjeç.
Si pasojë ka pësuar djegie ky shtetas, i cili është dërguar në spital, për mjekim.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



