
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Aldo Brahimin dhe Ylli Grabovarin, të cilët akuzohen si autorët e vrasjes me thikë të 32-vjeçares Luljeta Preza.
Policia tha se pasi e vranë, ata e lanë trupin e pajetë të saj poshtë urës së Dajlanit në Durrës.
Gjithashtu të dyshuarit dhe viktima në momentin e krimit kaq qenë nën efektin e kokainës.
Bashkë me ta kanë qenë edhe tre shtetase të tjera, që janë proceduar penalisht.
Nëna e 22-vjeçarit Aldo IBrahimi, Donika Hamzai, para Gjykatës së Durrësit, tha për gazetarët se nëse krimi është bërë nga djali i saj të kalbet në burg.
Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di është apo nuk është e vërtetë. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im. Merrej me shishe, mblidhte kanaçe, e di tërë Fieri që ai mblidhte shishe. Ne jetojmë në Garbianë. Më morën në shtëpi, këta të Durrësit brenda. Më thanë ku e ke djalin, vajti për pagurë u thash. Se gjithmonë mblidhte pagure dhe vinte në shtëpi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



