Një 45-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hazmurat”, ku Lorenc Çabej është gjetur i varur në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij.

Trupin e pajetë të 45-vjeçarit gjirokastrit e kanë gjetur të afërmit e tij, të cilët njoftuan policinë menjëherë.

Viktima ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që ndodhej me pushime në vendlindje.

Nuk dihen shkaqet që e sollën deri në vetëvrasje.