Një i ri nga Begu i Fildishtë i cili falsifikonte viza hyrëse në Shqipëri dhe ua shiste emigrantëve të Vendeve të Treta, kundrejt 1000 eurove për dokument, është vënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari”.
Gjatë periudhës hetimore u dokumentuan 7 raste të veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin viza për të hyrë në Shqipëri dhe ua shitnin ato, emigrantëve nga Vendet e Treta, me 1000 euro për dokument.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u ndalua organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi A. T., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe u proceduan penalisht shtetasi Y. Z., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe shtetasi shqiptar A. R., 46 vjeç, banues në Shkodër.
Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve, në këtë fushë.



