Abuzim seksual me vajzën e mitur/ Gjykata e lë në burg, babai pranon akuzën

Abuzim seksual me vajzën e mitur/ Gjykata e lë në burg, babai pranon akuzën

Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare.

Vendimi u mor vetëm mesditën e sotme nga Gjykata e Fierit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit. Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Ngjarja e rëndë u denoncua një ditë më parë në fshatin Sheqishtë të Patosit, pasi e mitura ishte larguar nga banesa dhe ishte strehuar tek fqinja.

Ishte kjo e fundit që njoftoi policinë, ku gjatë marrjes në pyetje e mitura deklaroi se abuzimi vijonte prej vitesh, qysh kur ajo kishte qenë 5 vjeçe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy