Athinë, shkatërrohet grupi i trafikantëve që kalonin ilegalisht emigrantë kinezë përmes Shqipërisë

Athinë, shkatërrohet grupi i trafikantëve që kalonin ilegalisht emigrantë kinezë përmes Shqipërisë

Një rrjet trafikantësh të cilët kalonin ilegalisht emigrantë kinezë në Greqi përmes Shqipërisë dhe u siguronin strehim të përkohshëm dhe dokumente udhëtimi të falsifikuara për të fluturuar drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian, është shkatërruar nga policia greke.

 

Një deklaratë e policisë thuhet se një 39-vjeçar u arrestua në fund të shtatorit gjatë operacionit të koordinuar në qendër të Athinës dhe në periferi lindore të Vyronas, nën dyshimin për drejtimin e hosteleve sekrete ku qëndronin emigrantët në pritje të fluturimeve të tyre nga Greqia.

 

Në total 21 persona të moshës 22-58 vjeç u gjetën në hostele, katër apartamente në të njëjtin bllok në Vyronas. Që të gjithë u proceduan penalisht për qëndrim të paligjshëm në Greqi.

 

Dyshohet se rrjeti ka qenë aktiv të paktën që nga korriku, duke u marrë emigrantëve klandestinë deri në 7000 euro secilit për udhëtimin nga Kina, deri në destinacionin e tyre përfundimtar. 

 

Nga hetimet e kryera, rezulton se grupi organizonin fluturimet nga Kina në Shqipëri, nga ku emigrantët kaluan kufirin e thyer në zona të pambrojtura, duke hyrë në Greqi në këmbë.

 

Nga kufiri ata merrnin autobusë ose makina për në Athinë, ku qëndronin derisa pajiseshin me dokumente udhëtimi të falsifikuara, me të cilat hipnin në fluturime për në vende si Italia dhe Spanja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy