Kontrabandë cigaresh e baste sportive/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, procedohen katër të tjerë

Kontrabandë cigaresh e baste sportive/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, procedohen katër të tjerë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një person dhe dy të tjerë ka proceduar penalisht pasi akuzohen për kontrabandë cigaresh.

Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

Poashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. H., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. H., në rrugën “Medar Shtylla”, u konstatua se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë aktivitet në organet kompetente.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.

Evidentohen dhe goditen nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, 3 raste të tregtimit të dhjetëra stekave me cigare, të kontrabanduara.

Goditet edhe 1 rast i vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, në një lokal, të paregjistruar në organet kompetente.

Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe një aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë vijuar kontrollet në automjete dhe në subjekte të ndryshme tregtare.

-Si rezultat, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kontrabandës së mallrave. Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

-Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. H., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. H., në rrugën “Medar Shtylla”, u konstatua se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë aktivitet në organet kompetente. Në vijim, shërbimet e Policisë, gjetën në aparatin celular të 22-vjeçarit, faqe online që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy