Moti në janar/ Osmani: Gjysma e dytë e javës me temperatura deri në -11 gradë C (VIDEO)

Moti në janar/ Osmani: Gjysma e dytë e javës me temperatura deri në -11 gradë C (VIDEO)

Moti gjatë muaji janar ka qenë më luhatje temperaturash të ndryshme, duke sjellë herë pas herë ngrica e kthjellime.

Hakil Osmani, metereolog pranë Meteoalb, tha për edicionin e lajmeve në MCN Tv, se gjysma e dytë e javës do të karakterizohet me ulje të temperaturash deri në -11 gradë C.

“Kjo javë ka nisur me temperatura tipike të muajit janar, ku në zonat malore ku vlerat minimale do të luhaten në -4 gradë C, ndërsa max në zonat jugperëndimore në vend, priten të shkojnë edhe në 14 gradë C. Por mesjava sjell ndryshim, sepse kemi afrim të masave ajrore nga Poli i Veriut, në kontinentin evropian, duke përfshirë Ballkanin, duke bërë që gjatë fundjavës të përjetojmë temperatura shumë të ulëta deri në -11 gradë C, në zonat malore ndërsa max. priten të shkojnë në ultësirën perëndimore jo më shumë se 19 gradë C.

Sipas Osmanit, moti gjatë muajit janar do të përmbyllet me temperatura deri në -2.5 gradë C, kurse shirat do të jenë shumë të pakta për t’ja lënë vendin reshjeve të shtuara të dëborës kryesisht në zonat malore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy