Një person ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të fshatit Kamenicë në Korçë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se motori me të cilin udhëtonte i dëmtuari, është përplasur me një furgon mallrash.
Përplasja ka qenë e fuqishme, duke bërë që drejtuesi i motorit të mbetet i plagosur rëndë.
Lidhur me këtë ngjarje policia po heton për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur aksidenti.
Njoftim i policisë
Më datë 09.11.2022, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, Korçë, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. Q., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. S., rreth 58 vjeç, nga fshati Dvoran, Korçë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit M. Q., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



