Aleksandër Sadikaj dyshohet se kreu vrasje në Athinë, pistat ku po hetohet atentati ndaj tij

Aleksandër Sadikaj dyshohet se kreu vrasje në Athinë, pistat ku po hetohet atentati ndaj tij

Të tjera detaje kanë dalë ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj. Për zbardhjen e atentatit me bombë të telekomanduar, ekspertët kanë nisur hetimet duke u përqendruar në të kaluarën e të riut.

Sadikaj rezulton se rreth 6 vite më parëë dyshohet se ka kryer vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës. Kjo është një tjetër pistë ku është përqenduar grupi hetimor, ndërsa i riu me origjinë nga Berati dhe banues prej disa vitesh në Tiranë është person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Sadikaj ishte arrestuar disa herë nga policia si dhe është akuzuar për dy vjedhje të ndodhura në vitin 2011 në Berat e në Vlorë. Në Maj të 2017 ai akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, për të cilën u dënua me 8 muaj burgim. Ai ishte hetuar në vitin 2019 me masë arrest në burg për tentativën e vrasjes me dashje të një personi në Sarandë. Më 9 korrik të atij viti, Sadikaj, në bashkëpunim me një tjetër person, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë një shtetas. Po ashtu, policia kishte informacione në rrugë operative se 27 vjeçari kryente veprimtari edhe në fushën e narkotikëve.

I njohur ndryshe si “Aleksi i Memaliajt”, i riu ishte pronar i resortit “Sancho Farm Albania”, ku sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB-ja, ky subjet është regjistruar në janar të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy