
Një vajzë adoleshente në Vlorë është dërguar nga familjarët e saj e plagosur.
Policia njofton se rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Mësohet se e reja sipas bluzave të bardha ka qenë koshiente në momentet e mbërritjes në spital.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.



