Policia ka goditur një grup të specializuar për vjedhje lokalesh e banesa në tri zona të Jugut, duke çuar në pranga pesë të rinj nga 17 deri në 24 vjeç.
Sipas informacioneve të policisë, grupi kryente aktivitetin e jashtëligjshëm në Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë.
Në pranga kanë përfunduar:
Panajot Bakiu, 22 vjeç, banues në Durrës.
Sali Hilaj, 24 vjeç, banues në Durrës.
Edmond Pjetri, 22 vjeç, banues në Durrës.
GJ., 17 vjeç, banues në Durrës.
A.B., 17 vjeçe, banuese në Durrës.
Policia ka dokumentuar deri më tani 6 vjedhje në tre zonaTepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa maska, dorashka, kaçavida, leva hekuri, një shumë prej 10.000 lekë, 20 euro, dy telefona celular, një Laptop, disa shishe me pije alkoolike, si dhe automjeti tip “Benz”, me targa AA570HC të marrë me qira.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.



